MPB me kallëzim penal ndaj shtatë nëpunësve policor të cilët dyshohen se i kanë mundësuar licencën diskotekës në Koçan

MPB me kallëzim penal ndaj shtatë nëpunësve policor të cilët dyshohen se i kanë mundësuar licencën diskotekës në Koçan

Gazetare: Fatlume Dervishi

Ministria e Punëve të Brendshme me kallëzim penal ndaj shtatë nëpunësve policor të cilët dyshohen për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme si dhe veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nga Kodi penal, për tragjedinë në Koçan.

“I pari si inspektor kryesor për trafik në SPB-në e Shtipit, i dyti si inspektor i pavarur për planifikim të përbërjes rezervë për parandalim dhe menaxhim të situatave të krizës, kanë konstatuar se kabareja i ka plotësuar kushtet ligjore në pjesën e mbrojtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe në pjesën e trafikut. I treti si kryeshef i policisë së SPB-së së Shtipit dhe i katërti si kryeshef i SPB-së së Shtipit kanë miratuar dhe kanë firmosur njoftim deri te Ministria e Ekonomisë në të cilën është konstatuar se kabareja i plotëson kushtet ligjore edhe pse nuk kanë kryer kontroll të plotë përpara se ta japin dhe ta miratojnë pajtimin për dhënien e licencës për kabare, kanë kryer vepër joligjore. I pesti, si dokumentarist në sektorin e Koçanit ka shkruar telegram në të cilin nuk ka shkruar të dhëna të plota dhe të sakta se brenda dhe afër kabaresë ka njoftime për prishje të rendit dhe qetësisë dhe njoftime për vepra penale kurse i gjashti në pozitën e zëvendës komandantit dhe i shtati si kryeshef i departamentit për punë të brendshme në Koçan edhe pse e kanë ditë se ka më shumë njoftime për prishjen e rendit dhe sigurisë publike brenda dhe në afërsi të kabaresë…”, deklaroi Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm.

Përveç nëpunësve policor, deri tani ka masë paraburgimi për 18 persona kurse me kërkesë të prokurorisë publike para gjykatësit të procedurës paraprake do të nxirret edhe një person që lidhet me rastin kurse është drejtues sektori edhe në këtë moment në Ministrinë e Ekonomisë.

“Kjo nuk është mbyllje e listës së të dyshuarve sepse po shqyrtohet një dokumentacion i madh që lidhet me ngjarjen juridike penale, një pjesë e madhe e njerëzve janë kyçur si nga prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, ashtu edhe nga prokuroria në përgjithësi dhe nga pothuajse të gjithë ekipet hetuese në kuadër të MPB-së… Nuk mundet të mos e përmend se kudo që të gërmojmë është helm dhe duhet të kemi hetim thelbësor duhet të kemi përkushtim maksimal nëse duam në fund të ditës ta normalizojmë këtë vendin tonë”, shtoi Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm.

Pasi të sigurohen dëshmitë brenda afatit të paraburgimit, Toshkovski thotë se do të mësohet mbi cilën vepër penale do të dorëzohet kallëzimi penal për ish ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, nëse dorëzohet kallëzim. Por personalisht Toshkovski mendon se vepra penale do të jetë e njëjtë si për gjithë personat e tjerë por kjo është kompetencë e Prokurorisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button