MPB: Mënyrë e re për dhënien e letërnjoftimeve, në stacionet e vendbanimeve

MPB: Mënyrë e re për dhënien e letërnjoftimeve, në stacionet e vendbanimeve

Ministria e Punëve të Brendshme do të fillojë një mënyrë të re të dhënies së letërnjoftimeve të reja në Shkup. Nga ky institucion njoftojnë se analiza ka treguar se dërgesa e letërnjoftimeve në adresën e banimit të qytetarëve është e paplotë, jogjithpërfshirëse dhe nuk e ka arritur efektin e dëshiruar.

Prandaj nga e hëna do të fillojë dhënia e letërnjoftimeve në hapësirat e stacioneve policore në vendbanimet e qytetarëve sipas adresës në letërnjoftime. Secili qytetar do të mund ta marrë letërnjoftimin në çdo orë të ditës, cilëndo ditë javës, në stacionin policor në vendbanimin e tij brenda territorit të Shkupit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button