MPB: Përmes sistemit “Ambber Alert” do të kërkohen personat e zhdukur

MPB: Përmes sistemit “Ambber Alert” do të kërkohen personat e zhdukur

Gazetare: Avni Tahiri

Me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme është aktivizuar paralajmërimi i hershëm për personat e zhdukur, Ambber Alert, me çka janë aktivizuar edhe mjetet për informimin e publikut. Në Bankomatët e një banke për herë të parë në vendin tonë u publikua fotografia e Mark Joris, 72 vjeçarit belg të humbur , për të cilin tashmë edhe MPB apelon për informacione rreth gjetjes së tij.

“Ministria e Brendshme apelon qytetarët që nëse kanë informacion për shtetasin belg Mark Joris 72 vjeçar, i cili u shpall i zhdukur më datë 18.09.2024 nga Interpoli i Brukselit dhe Ambasada e Belgjikës, të lajmërohen në stacionin më të afërt ose ne numrin e telefonit 112”, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.

Nga MBP shtojnë se me ndihmën e dronit është kryer kontroll mbi terrenin ku supozohet se ka humbur gjurmët, por personi nuk është gjetur. Shtojnë se po ndërmerren masa dhe veprime të tjera për gjetjen e 72 vjeçarit, shtetas belg. Aleksandra Radevska, koordinatore e projektit Amber Alert thotë se është hera e parë në vendin tonë që mënyra e kërkimit të zgjerohet dhe në këtë rast të shfaqet fotografia e personit të humbur në bankomatët e një banke.

“Në bashkëpunimin me MPB-në, ditëve të kaluara, shpërndamë profil për një person të zhdukur Mark Joris, për të cilin ka kërkesë më të gjerë për gjetjen e tij dhe me këtë mekanizëm, me Ambër Alertin duam të ndihmojmë në mënyrë që masa më e gjerë të informohet për detajet e të humburit apo profilin e tij dhe me këtë të ndihmojmë në kërkimin, kjo është hera e parë që aktivizohet në këtë forme Ambër Alerti”, tha Aleksandra Radevska – Koordinatorë e Amber Alert.

Mark Joris 72 vjeçari belg u shpall i zhdukur më datë 18.09.2024, dhe për here të parë aktivizoi Ambër Alertin në vendin tonë që profili i tij të shfaqet edhe në bankomatët e një banke të vendit. Për shtetasin belg, Mark Joris, MPB ka raportuar edhe më herët se është zhdukur dhe sipas raportit, ai kishte planifikuar një rrugë ecje në komunën Ohër – Strugë, Vevçani, Dibër – Mavrovë dhe Rostushë dhe në veri për në Shqipëri. Ndërsa që nga data 18.09.2024 është shpallur si i zhdukur. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button