MPB: Sanksionohen 222 vozitës në rajonin e Shkupit

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit Ministria për Punë të Brendshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 222 gjoba, prej të cilave 32 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 24 për makina teknikisht të parregullta dhe të pa regjistruara dhe 86 për parkim të parregullt.

- Advertisment -

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim që të rritet siguria në trafik, andaj apelojnë deri tek të gjithë vozitësit që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.

LEXO EDHE:

Back to top button