Sekuestrohen 180 pako me mish pule në afërsi të Tanushës

Sekuestrohen 180 pako me mish pule në afërsi të Tanushës

180 pako me nga 11 kilogramë mish pule, janë sekuestruar nga ana e policisë në afërsi të fshatit Tanushë të Shkupit. Dy persona në një furgon me targa të Kosovës, duke tentuar që pa dokumentacion përkatës të kalojnë pakot me mish nëpërmjet kufirit, janë vërejtur nga policia dhe me pas kanë lënë automjetin dhe janë larguar drejt kufirit me Kosovën. Automjeti, së bashku me produktet është sekuestruar dhe është dorëzua për procedim të mëtejshëm. Sipas policisë, po ndërmerren masa për gjetjen e personave dhe zbardhjen e plotë të këtij rast. Pasi zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, kanë kryer inspektim të jashtëzakonshëm të mishit i cili u gjet në furgon, kanë urdhëruar asgjësimin e 1,980 kilogramëve mish pule të ngrirë me origjinë nga Polonia. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button