MPJ publikon listën, Buxhaku propozohet për ambasador në Kanada

Ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani informon se pas agremaneve të pranuara dhe dekretit të nënshkruar nga ana e Presidentit Pendarovski, janë përcaktuar këto propozime për Ambasadorë:

– Agnesa Rusi Popovska Ambasadore e jashtëzakonshme dhe e plotfuqishme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Bullgarisë.

– Agron Buxhaku Ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kanada.

– Lubomir Fërçkovski Ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Me këtë, numri i vendeve të plotësuara- Ambasadorë dhe Konsull të Përgjithshëm, në Përfaqësitë tona Diplomatike- Konsullore, gjatë mandatit tim është rritur në 24. Procesi i plotësimit të vendeve të lira për Ambasadorë do të vazhdojë të jetë një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Jashtme”, shkruan Osmani në Facebook.

LEXO EDHE:

Back to top button