MPS: Shkelje në Komunë të Vrapçishtit, keqpërdoret makina e Çerdhes

MPS: Shkelje në Komunë të Vrapçishtit, keqpërdoret makina e Çerdhes

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve ka kryer kontroll inspektues në kopshtin “Pranvera” në Vrapçisht, ku është konstatuar se kryetari i komunës ka shfrytëzuar veturën zyrtare të çerdhes, edhe pse të njëjtit i janë marrë kompetencat për këtë çerdhe. Sipas ministrisë makina edhe pse në pronësi të komunës, në qershor të vitit 2021 i është dhënë institucionit parashkollor, për ta shfrytëzuar në kohë të pacaktuar. Ky automjet është shfrytëzuar për shpërndarjen e ushqimit për 40 fëmijët e përkujdesur në objektin e fshatit Dobridoll, thonë nga Ministria e Politikës Sociale. Por kryetari i komunës Isen Shabani, përgënjeshtron çdo akuzë. Thotë se pikërisht ministria e Politikës Sociale ka shkelur të drejtat e fëmijëve duke emëruar drejtor nga radhët e edukatorëve dhe ka lënë fëmijët pa edukatorë për 10 ditë. Akuzat se është hequr nga përdorimi vetura me të cilën bëhet shpërndarja e ushqimit në çerdhe janë të pabaza thotë Shabani. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button