MSH: Imunizimi në vend rrjedh pa pengesa, për dy ditë janë vaksinuar 23.221 qytetarë

Vaksinimi i popullatës po rrjedh pa pengesa, në të gjitha pikat e vaksinimit në vend, ndërkohë që në rrjedh është edhe vaksinimi në terren. Në të gjitha pikat e vaksinimit vend dhe në terren, përfundimisht me ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsejtë 758.622 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës të premten dhe të shtunën e kanë marr 4019 qytetarë, derisa gjithsejtë janë vaksinuar 23.221 qytetarë. Në shtet gjithsejtë janë aplikuar 1.381.901 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 623.278 qytetarë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë (MSH).

LEXO EDHE:

Back to top button