MSH: Të gjitha dokumentet janë gati për ekspertizë, mbështetje të plotë për hetimin

Ministria e Shëndetësisë (MSH) e përshëndet procedurën e Prokurorisë Themelore Publike e cila e udhëheq hetimin për shpërthimin e zjarrit në Covid qendrën në Tetovë, ku për fat të keq kishte edhe viktima në njerëz.

Njoftojmë opinionin dhe organet e hetuesisë se jemi në dispozicion të të gjitha institucioneve dhe dëshirojmë të bashkëpunojmë dhe ta ofrojmë dokumentacionin e plotë me të cilën disponojmë, për vendosjen e të gjitha 17 Covid qendrave në shtet.

“Ministria e Shëndetësisë duke mos dashur që të përzihet në vendimet e Prokurorisë Publike, dhe për të mos dëmtuar hetimin e Prokurorisë Publike dhe Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit, me lejen e tyre, dokumentacionin me të cilin disponojmë jemi të gatshëm ta vëmë në shqyrtim”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

LEXO EDHE:

Back to top button