“Muaji maj i këtij viti ishte mesatarisht i ngrohtë”

“Muaji maj i këtij viti ishte mesatarisht i ngrohtë”

Drejtoria për Punë Hidro Meteorologjike (DPHM) njofton se sipas matjeve të stacioneve meteorologjike në Maqedoni, muaji maj i këtij viti karakterizohet mesatarisht më i ngrohtë dhe me reshje normale, me përjashtim të pjesës lindore të vendit, ku janë matur sasi më të mëdha të reshjeve në krahasim me vlerat mesatare vjetore.
Temperatura mesatare mujore ka lëvizur nga 10.3°C në Lazaropole deri në 19.2°C në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare të mesmuajit të majit, për një periudhë tridhjetëvjeçare (1991-2020), mesatarja vjetore ishte rreth 16 °C, në nivel shteti.

“Temperatura më e lartë maksimale është matur më 22 maj në Gjevgjeli dhe ka qenë 30.0°C. Temperatura minimale më e ulët gjatë muajit u mat në Lazaropole, më 5 maj, dhe ishte 1.2 °C”, njoftojnë nga DPHM.

LEXO EDHE:

Back to top button