Muamed Sejdini: Do të mbrohemi nga e pavërteta

Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe presidenti i saj, Muamed Sejdini dërgoi mesazh drejt Agjencisë për Rini dhe Sport dhe numrin një të kësaj organizate, Naumçe Mojsoskit. Kjo e fundit akuzoi FFM se nuk funksionon sipas statutit të ri, të plotësuar, por punon me statutin e vjetër, që ishte edhe arsyeja për të reaguar drejtuesit e Shtëpisë së Futbollit. Sejdini potencoi se FFM ka nisur proceduar ligjore që janë në dispozicion dhe se për këtë çështje janë njoftuar FIFA dhe UEFA. Këto të fundit kanë alarmuar se nuk duhet të bëhen ndryshime të reja, para se të mbahet Kuvendii i rregullt.

 

Është e vërtetë që Vendimi i Komisionit të shkallës së dytë është përfundimtar dhe nuk ka të drejtë ankese kundër të njëjtit. Por, ka të drejtë të padisë kundër, në këtë mënyrë, aktit të miratuar administrativ. Federata e Futbollit e Maqedonisë, në përputhje me ligjet, ka ngritur padi me të cilën ka nisur kontest administrativ kundër komisionit shtetëror për vendimmarje në shkallën e dytë në lidhje me Vendimin e saj. Dhe meqenëse kjo “Dua të them diçka – por nuk e di çka”, mënyrë e komunikimit është zgjedhja e tyre, jemi “të detyruar” të mbrohemi nga diçka që nuk është e vërtetë, këtu para jush dhe para publikut, e shpall aktgjykimin nga padia e dorëzuar kundër vendimit të anuluar që Agjencia e Rinisë dhe Sportit njoftoi se do ta zbatojë. Në aktgjykim thuhet se padia e paditësit Federata e Futbollit e Maqedonisë pranohet. Vendimi anulohet,” tha mes tjerash Muamed Sejdini , president i FFM-së.

 

Sejdini hodhi posht pohimet se Kuvendi do të mbahet në muajin mars, duke potencuar se është vit zgjedhor dhe se Kuvendi mund të mbahet në çdo muaj të këtij viti, por për këtë çështje, duhet të vendos Këshilli Drejtues.

LEXO EDHE:

Back to top button