Muamed Sejdini: Ne, ende besojmë në kualifikim!

Përfaqësuesja e Maqedonisë arriti një fitore bindëse në vizitën në Jerevan ndaj Armenisë (0-5), në xhiron e parafundit të eliminatoreve të Botërorit. Kjo fitore në Jerevan ishte një nga më bindësit në Maqedoni, e ndjekur nga kryetari i Federatës së Futbollit, Muamed Sejdini. Ai në profilin e tij zyrtar në Facebook ka postuar një mesazh në të cilin theksoi se Maqedonia beson në kualifikim në Botërorin “Katar 2022”.

“Futbolli i guximshëm, luftarak dhe sulmues, pavarësisht se ku dhe kundër kujt! Kjo është fytyra e vërtetë e kësaj gjenerate të Kombëtares së Maqedonisë në futboll. Ne ende besojmë!”, ka shkruar kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Në xhiron e fundit, Maqedonia të dielën do të takohet me Islandën në Arenën “Todor Proeski” nga orën 18:00, ndeshje kjo që mund të jetë vendimtare.

LEXO EDHE:

Back to top button