Muharrem Jashari: Sfidojmë një ekip të fortë, por besojë në fitore

Kombëtarja e Kosovës vazhdoi me përgatitjet për ndeshjet e nëntorit. Natyrisht, fokusi i lojtarëve është faktikisht tek dueli i së premtes me Rumaninë, i cili do të jetë edhe përcaktues për pozitën e parë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Muharrem Jashari beson se “Dardanët” mund të dalin mirë nga sfida që i pret pas dy ditësh, ndërsa shton se ekipi është duke e studiuar në detaje lojën e rumunëve.

“Atmosfera është shumë e mirë, me një energji shumë të mirë, me një pozitivitet prej krejt lojtarëve. Përgatitjet po shkojnë shumë mirë dhe besoj shumë që në Bukuresht do ta arrijmë fitoren”, tha Jashari për faqen zyrtare të FFK-së.

 

“Jemi duke u përgatit maksimalisht taktikisht dhe normal që jemi duke i shikuar pikat e forta e po ashtu edhe të dobëta të Rumanisë. Mendoj se në këtë ndeshje do të ballafaqohemi me një ekip shumë të mirë, siç e ka Rumania, por besoj shumë që do ta arrijmë fitoren”, shtoi mesfushori kualitativ.

 

Kosova do të ballafaqohet me Rumaninë te premten, duke filluar nga ora 20:45.

LEXO EDHE:

Back to top button