Multivitamina nuk e zgjasin jetën

Multivitamina nuk e zgjasin jetën

Multivitamina janë zgjedhja kryesore ushqyese për miliona njerëz, por ato nuk ju zgjasin jetën, zbuluan mjekët dhe shkencëtarët amerikanë që ndoqën rreth 300 mijë njerëz më të vjetër se 20 vjet.

Hulumtimi nuk konfirmoi se “përdorimi i multivitaminave rrit jetëgjatësinë”, theksojnë ata në një artikull të botuar në revistën JAMA Network Open, botuar nga Shoqata Mjekësore Amerikane.

Hulumtimi i ri ka marrë parasysh të ashtuquajturin “efekt i shëndetshëm i përdoruesit” që ndikon në efektivitetin e multivitaminave. Në atë rast, njerëzit që marrin suplemente priren të hanë më mirë, kanë më pak gjasa të pinë duhan dhe kanë më shumë gjasa të ushtrojnë se sa ata që nuk e marrin.

Suplementet multivitamina janë shpallur si përforcues imuniteti, energjie, rritje të vitalitetit dhe “mirëqenie të përgjithshme”, por ky hulumtim ndjek një numër në rritje të kërkimeve që kanë gjetur pak ose aspak përfitim.

-Megjithëse gjasat që ato të jenë të dëmshme janë të ulëta, gjasat që ato të kenë një përfitim të qartë shëndetësor është gjithashtu shumë i ulët dhe ne gjithashtu nuk kemi ende prova të qarta për një përfitim të tillë, sipas Shkollës Mjekësore të Harvardit. 

LEXO EDHE:

Back to top button