Mundësi Nurov, arrin në gjysmëfinale të Lojrave Mesdhetare

Mundësi i naturalizuar, Mogamedxhi Nurov, u kualifikua në gjysmëfinale të Lojrave Mesdhetare në Oran të Algjerisë, ku do të kërkojë të fitojë medaljen e parë për Maqedoninë.
Në raundin e pare, Nurov ishte më i mirë se mundësi nga Tunisi, Mohamed Sadaoui, të cilin e mposhti me rezultat 13-2. Pasuan dy fitore të tjera bindëse me një dush teknik, ndaj vendasit Mohamed Farxh, si dhe rivalit spanjoll Alejandro Kanada. Në gjysmëfinale, para Nurovit do të jetë mundësi nga Egjipti, Mustafa Ellders. Në rast të fitores, Nurov, në finale do të përballet me fituesin e sfidës Sadaui- Akturk, mundësitë nga Turqia.
Ndërkohë mundësitë e tjerë të Maqedonisë, nuk arritën që kalojnë raundin e parë. Fati Vejseli u mund nga algjeriani, Ikall me 3-2, ndërsa Vladimir Egorov pësoi disfatë 3-1 nga Jehia Hafez.