Mundo Deportivo: Mane kërkon transferimin te Barcelona

Ylli senegalez i skuadrës së Liverpullit, Sadio Mane duket se dëshiron të luajë me fanellën e Barcelonës. Sipas të përditshmes spanjolle ‘Mundo Deportivo’, Sadio Mane dëshiron kalimin te Barcelona dhe kontrata e tij me Liverpullin, skadon në vitin 2023.

Përveç brendit të klubit, lojtari beson po ashtu se do të ishte më e lehtë për të që ta fitonte ‘Topin e Artë’, si lojtar që luan në La Liga. Sulmuesi senegalez lidhet me një largim të mundshëm nga Liverpulli në fund të sezonit, me Bajern Munihun, si skuadër pretendente për të.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të ketë forcën e duhur ekonomike për të bërë hapa drejt Sadio Mane-s.

LEXO EDHE:

Back to top button