Mungesa e izotopeve lë në pritje prej 2 muajsh rreth 100 pacientë që vuajnë nga kanceri!

Mungesa e izotopeve lë në pritje prej 2 muajsh rreth 100 pacientë që vuajnë nga kanceri!

Gazetare: Linda Ebibi

100 pacientë nga Klinika e Onkologjisë kanë dy muaj që presin për incizimin e kockave në Institutin e Patofizologjisë për shkak të mungesës së izotopeve, mjete që shërbejnë për diagnostikimin  dhe shërimin e  sëmundjeve të kancerit, shkruan Alsat.

Këtë e bënë të ditur Shoqata e sëmundjeve të kancerit Hema-Onko, të cilat thonë se vonesa e mëtutjeshme për  incizime, e ndërlikon edhe më shumë shërimin e pacienteve.

“Për incizim të kockave në këtë moment presin 100 paciente të cilët janë nga Onkologjia, të cilat janë me udhëzime prioritare dhe janë dërguar për këtë kontroll me qëllim të vazhdimit të terapisë. Derisa analizat nuk bëhen ata janë pa terapi gjë që e komplikon edhe më tej gjendjen e tyre. Problemi që është më i theksuar nga institucioni Instituti i Patofiziologjisë  është sepse nuk kanë izotope”, tha Ana Marjanoviç nga shoqata HEMA-ONKO.

Për këtë mungesë të izotopeve, ministri i shëndetësisë, Arben Taravari tha se është informuar dhe do të shohin se çka mund të ndërmarrin në ditët në vijim, pasi siç thotë kjo është nën kompetencat e Fakultetit të Mjekësisë.

Për ankesën e pacientëve me kancer të cilët nuk mund të caktojnë terminë për mamografi, Taravarai tha se për mamografi nuk pritet më shumë se një muaj.

“Deri në gjysmën e tetorit kemi bërë pothuajse dyfish më shumë se vitin e kaluar. Asnjëherë nuk është mjaftueshëm. Qëllimi këtë vit është që të arrijmë numrin e rreth 13 mijë termineve. Këto janë mundësit që kemi, unë mendoj se Maqedonia është vendi që më së paku pritet për mamografi, në lidhje me vendet e rajonit”, u shpreh Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.

Lidhur me pritjet e pacientëve me kancer në Klinikën e Onkologjisë, Taravari paralajmëroi se së shpejti këta pacientë kontrollet mund t’i realizojnë edhe në spitalet e qyteteve prej nga vijnë pacientët./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button