Mungesa e vitaminës D rrit rrezikun për kancer
Mungesa e vitaminës D rrit rrezikun për kancer

Gazetare: Arta Sefadini
Vitamina D është shumë e rëndësishme për shëndetin tonë. Kjo vitaminë ndihmon në shëndetin e kockave, rrit imunitetin tonë, na mbron nga virozat dhe bakteriet e ndryshme.
Por gjatë studimeve të fundit shumë shkencëtarë kanë ardhur në përfundim që tek personat që kanë nivele të ulta të vitaminës D në gjak, për fat të keq rreziku për paraqitjen e sëmundjeve malinje është më i madh.
Këtë e vërteton edhe dr. Aleksandar Mitov i cili thotë që “Kjo është një arsye mjaft e madhe për të marrë suplemente të vitaminës D dhe çdoherë të kemi kujdes të jetë në nivele normale”.
Gjatë periudhës së dimrit mjekët sugjerojnë marrjen e suplementeve të Vitaminës D, pasi ekspozimi në diell nuk është i mjaftueshëm. /Alsat.mk