Mungon flamurin shqiptarë në Leskovcë, serbët justifikohen me “mirë se erdhët”

Shqipëria luan “finalen” e saj të madhe përballë Serbisë, ku një fitore historike e kuqezinjve, do t’i jepte një shtysë më të madhe të besuarve të Sylvinhos për të siguruar vendin e dytë që të çon në Play Off”-et e Botërorit 2026. Ekipi Kombëtar mbërriti në Nish këtë të premte, aty ku u prit nga forca të shumta policore, të cilat shoqëruan skuadrën nga pista e uljes direkte në hotel. Në orën 16:30, trajneri Sylvinho dhe mbrojtësi Elseid Hysaj dolën në konferencë për mediat, të cilët shprehën të njëjtin qëllim, fitoren kundër serbëve.

Gjatë seancës së fundit stërvitore në stadiumin “Duboçiça”, mungonte flamuri shqiptar, ndërsa forcat policore vijonin të rrethonin perimetrin e stadiumit.

Për shkak të tensioneve dhe historikut të ngjarjeve të rënda që ndodhën në ndeshjen e 14 tetorit 2014 në Beograd, autoritetet serbe, në bashkëpunim me UEFA-n dhe Federatën Serbe të Futbollit, kanë marrë masa ekstreme sigurie. Kjo është arsyeja pse u vendos që ndeshja të zhvillohet në Leskovac — një qytet me rreth 58 mijë banorë, që me rrethina arrin deri në 130 mijë. Ndeshja do të luhet në Stadiumin e Qytetit, Stadion Dubocica me kapacitet prej rreth 8 mijë vendesh.

LEXO EDHE:

Back to top button