FC Shkupi vazhdon kërjkimin për fitoren e parë në këtë sezon. Disfata në Kumanovë, kundër Bashkimit është lënë anësh dhe tani koncentrimi është te sfida me Struga Trim Lum. Në bazë të marrëveshjes, FC Shkupi do të luajë në terrenin e Struga Trim Lum si nikoqir, por Neshat Murati beson se të gjithë futbollistët e skuadrës nga Çairi do të japin maksimumin.
“Struga është një ekip i fortë. Ne jemi nikoqirë, megjithatë kemi vendosur të luajmë në Strugë. Kjo do të jetë një përparësi për ta, por ne do të japim maksimumin. Kemi respekt për ekipin strugan dhe e kemi analizuar mirë në të gjitha aspektet. Qëllimi ynë është të mos dalim humbës nga kjo ndeshje. Një fitore eventuale do të na bënte shumë mirë si skuadër. Kemi punuar shumë gjatë gjithë kësaj periudhe, por mund të them lirisht se na ka munguar fati në shumë ndeshje. Shpresojmë të kthehemi në Çair të pamposhtur,” tha mes tjerash Neshat Murati.
Përballja në mes FC SHkupit dhe Struga Trim Lum do të zhvillohet në stadiumin në Strugë, në orën 13.30.








