Skuadra e Bajern Munihut mbrëmë shënoi fitore 1:4 ndaj Këllnit, në ndeshjen e raundit të dytë në “DFB Pokal”.
Me këtë fitore, skuadra e Vinsent Kompani futet në histori – duke kaluar Milanin me fitore radhazi. Janë 14 ndeshje brenda këtij sezoni të ri dhe të gjitha janë mbyllur me fitore.
Këtë rekord e kishte arritur skuadra italiane gjatë sezonit 1992/1993. Në këto ndeshje, Bajerni ka pranuar dhjetë gola dhe ka shënuar 51 gola./Indeksonline/








