Murinjo beson se do të kalojë në raundin tjetër dhe mbështetet te tradita

AS Roma u mund 1-0 nga holandezët e Fejnordit në ndeshjen e parë çerekfinake të Ligës Europa të zhvilluar në Roterdam. Edhe pse “verdhekuqtë” patën shansin të shënojnë, kur humbën një penallti, në fund dolën fitues futbollistët vendës. Trajneri e Roma, Hoze Mourinjo, shpreson që fati të jetë sërish në anën e tij këtë vit.

Në sezonin 2016-2017, kur merrte pjesë në Ligën Europa me ekipin e Man. Junajtedit, ai ka luajtur dhe ka humbur 0-1 me “Djajtë e Kuq” në fushën e Fejnordit. Asokohe luante në fazën e grupeve dhe në ndeshjen e kthimit, ekipi i Man. Junajtedit fitonte 4-0 në Angli. Gjithashtu, atë sezon, skuadra e tij shkoi deri në fund në Ligën Europa, duke e ngritur lart trofeun (mundi Ajaksin në finale).

Murinjo shpreson që e njëjta gjë të përsëritet edhe këtë sezon. Ai synon përmbysjen e disavantazhit në ndeshjen e kthimit. Pse jo, të shkojë deri në fund e ta fitojë këtë turne, siç bëri vjet, kur në Tiranë fitoi Ligën e Konferencës me Romën.

LEXO EDHE:

Back to top button