“Nxënësi” i Pep Guardiolës, më afër stolit të Totenhamit

Vijon të ketë shumë diskutime në Angli në lidhje me emrin e trajnerit që do të drejtojë skuadrën e Tottenham sezonin e ardhshëm. Lista e kandidatëve është e gjatë, ndërkohë që e përditshmja britanike “The Sun” sqaron se orët e fundit ka fituar mjaft terren emri i belgut Vinsent Kompani.

37-vjeçari aktualisht drejton skuadrën e Barnelit në Çampionship, ndërkohë që më herët ka drejtuar edhe Anderleht. Ish-mbrojtësi i Man. Siti ka luajtur për mjaft sezone në Angli, duke fituar gjithçka, por si trajner nuk ka shumë përvojë. Gjithsesi, ai ka mësuar shumë nga Pep Guardiola, që e ka patur drejtues.

Për këtë arsye, skuadra e Totenham mendon se belgu mund të jetë i përshtatshëm për këtë detyrë edhe pse mes kandidatëve është edhe Maurisio Poketinjo. Për momentin skuadra drejtohet nga Kristian Stellini, që mori këtë detyrë pas largimit të Antonio Konte-s. Italiani do të vijojë këtë detyrë deri në fund të sezonit.

LEXO EDHE:

Back to top button