Zbulohet se cilat janë fanellat më të shitura në NBA në këtë sezon

Pas përfundimit të sezonit të rregullt, NBA ka publikuar renditjen e fanellave të shitura për çdo skuadër. Kjo renditje është bërë në bazë të informacionit që vijnë nga dyqanet zyrtare të 30 skuadrave të NBA.

Basketbollisti LeBron Xhejms dhe skuadra e Los Anxhelos Lejkers kryesojnë këto dy renditje, duke qenë lojtari e ekipit që kanë shitjet më të mëdha. Në vendin e dytë ndodhet basketbollisti Stefon Kerri, ndjekur nga Xhejson Tatum e Xhianis Antetokounmpo.

Kjo renditje thuajse konfirmohet edhe te fanellat e skuadrave, ku pas Lejkers ndodhet ekipi i Golden Stejt Uarriors dhe Boston Seltiks. Ndërsa në vendin e katërt ndodhet Feniks Suns, që lë pas Miluoki Baks.

Skuadra e Lejkersit, edhe pse mezi u kualifikua në “Play off”, duke fituar ndeshjen shtesë të “Play In” ndaj Minesota, mbetet ekipi më i ndjekur nga fansat. Në “Top-15” fanellat e lojtarëve më të shitur është edhe ajo e Xhordan Poll, një surprizë.

LEXO EDHE:

Back to top button