Murinjo e kërkon danezin, në garë edhe Juventusi e Atalanta

Gara për mesfushorin 23-vjeçar danez Morten Due Hjulmand, që luan në Serie A me skuadrën e Leçe, por bëhet mjaft e fortë. Pas Juventusit e Atalanta edhe skuadra e Romës është vënë në gjurmët e mesfushorit, në sezonin e tij të dytë me skuadrën e Leçe. Kontrata e Hjulmand me Leçe-s skadon në verën e vitit 2024, ndaj interesi është shtuar për të.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, Hoze Mourinjo e pëlqen shumë lojtarin dhe i ka kërkuar Tiago Pinto, shefit të ekipit verdhekuq, të afrojë mesfushorin në merkaton e verës.

Për këtë arsye, Roma po përgatit një ofertë për të “rrëmbyer” sa më shpejt mesfushorin danez, për të fituar garën me Juventusin e Atalanta. Kostoja e këtij transferimi pritet të jetë rreth 10 milionë euro, me Mourinho që pritet të ketë mesfushorin e kërkuar.

LEXO EDHE:

Back to top button