Murinjo i bindur se shqiptarët do të mbështesin Romën

Trajneri i Romës, Hoze Mourino, theksoi se mezi pret ta vizitojë Shqipërinë. Trajneri portugez do të drejtojë Romën në ndeshjen finale të Ligës së Konferencës kundër Fejenordit, më 25 maj në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

“Fakti që stadiumi është shumë i vogël për dy klube si Roma dhe Fejnordi është pika e vetme negative e ndeshjes. Por nëse do të ishte një stadium me 50,000 ose 70,000 vende, do të ishte akoma i vogël.

 

Rreth 88 për qind e biletave të mbetura janë blerë nga tifozët shqiptarë dhe Murinjo tha se spektatorët vendas do të mbështesin Romën për shkak se pjesë e ekipit është qendërmbrojtësi Marash Kumbulla.

“Nëse Roma fiton kupën, një shqiptar e fiton kupën, një shqiptar e ngre kupën në Tiranë. Kjo duhet të jetë më se e mjaftueshme që populli shqiptar të mbështesë Romën,” tha mes tjerash Murinjo.

 

UEFA, Federata Shqiptare e Futbollit dhe autoritetet kanë marrë masa paraprake për zhvillimin e sigurt të finales. Rreth 650 persona do të garantojnë sigurinë brenda stadiumit dhe 2.000 policë jashtë tij.

 

“Vendet si Shqipëria e meritojnë këtë mundësi. Më kujtohet që luajta Superkupën Evropiane mes Manchester Unitedit dhe Real Madridit në Maqedoninë e Veriut në vitin 2017 dhe ishte një ngjarje fantastike,” tha në fund Murinjo.

LEXO EDHE:

Back to top button