VIDEO / Përleshje në Sevilja, arrestohen pesë tifoz të Aintrahtit

Siç raporton “Sport Bible”, policia spanjolle ka konfirmuar se pesë tifozë të Aintraht Frankfurtit janë arrestuar, pasi një grup huliganësh të maskuar, sulmuan tifozët e Renxhersit në Sevilja, përpara finales së Ligës Europa. Deri në 150,000 tifozë të Renxhersit dhe Frankfurt mësohet se kanë udhëtuar në qytetin spanjoll përpara finales së së mërkurës në stadiumin “Ramon Sanchez-Pizhuan”.

Një grup ultras të Frankfurtit u përpoq të përballet me një grup të madh tifozësh të Renxhersit në qytetin spanjoll, në prag të ndeshjes.

Videoja që ka qarkulluar në mediat sociale tregon grupin e tifozëve të Frankfurtit duke hedhur flakë dhe predha të tjera në drejtim të mbështetësve të Rexhnxhersit pranë barit irlandez O’Neill’s në Paseo de Colon. Një tifoz i Renxhersit mund të shihet duke hedhur një raketë në drejtim të sulmuesve përpara se policia të ndajë dy grupet e mbështetësve.

“Policia ka arrestuar pesë mbështetës të Aintraht Frankfurt për shkelje të rendit publik pas dhunës gjatë natës në qendër të Seviljes. Problemet ndodhën rreth mesnatës gjatë një sherri masiv përballë Katedrales së Seviljes. Njësitë e reagimit të shpejtë të policisë që ishin në sheshin e San Franciskos duhej të ndërhynin për t’u marrë me një incident të shkaktuar nga një grup prej 200 tifozësh të Aintraht Frankfurt që po sulmonin mbështetësit e Renxhersit.

Nuk pati lëndime serioze si pasojë e këtyre incidenteve, përveç një mbështetësi të Rangers i cili pësoi një plagë në kokë”, “ tha zëdhënësi i policisë së Spanjës.

Nuk është hera e parë që tifozët e Frankfurtit janë përgjegjës për dhunën, përpara një ndeshjeje në Evropë, në këtë sezon.

LEXO EDHE:

Back to top button