Vazoja kineze shitet për 1.71 milion euro!

Një vazo kineze “jashtëzakonisht e rrallë” dhe e shekullit të 18-të, e cila është blerë për disa qindra paund dhe është mbajtur në një kuzhinë, u shit për 1.710.000 euro.

Vazoja e gjatë 60 centimetra, ngjyrë blu dhe argjend u krijua  për oborrin e perandorit Qianlong dhe ajo ishte vlerësuar të shitej në ankand për 100 ose 179 mijë euro.

Vazoja e rrallë ishte në pronësi të një kirurgu, i cili ia kaloi djalit të tij, por ai nuk e kishte kuptuar vlerën e saj.

 

 

“Ne jemi të kënaqur me këtë rezultat të jashtëzakonshëm. Ne pamë një interes të gjerë nga Kina, Hong Kongu, Amerika dhe Britania e Madhe që rezultoi në oferta shumë konkurruese, “ tha mes tjerash Mark Nevsted nga shtëpia e ankandeve.

“Vazo mban shenjën “dalluese” me gjashtë karraktere të periudhës Qianlong (1736-1795) në bazën e saj,” potencuan nga shtëpia e ankandeve ‘Newbury’./abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button