Shi dhe bubullima të rrëmbyeshme këtë pasdite

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm, me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Lokalisht, do të ketë procese më intensive në formën e stuhive me shira të rrëmbyeshëm më të bollshëm, bubullima, erëra të forta dhe breshër të izoluar, njoftoi Administrata Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 10 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 25 deri në 34 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa në disa pjesë të luginës jostabil me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Temperatura minimale do të bjerë në 16, ndërsa maksimale do të arrijë 32 gradë.

Në ditët në vijim, pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i ngrohtë me periudha me diell. Pasdite do të ketë jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Për shkak të energjisë së lartë në atmosferë, do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive afatshkurtra.

LEXO EDHE:

Back to top button