Murinjo konfirmon listën e futbollistëve për sfida e Ligës Evropa

Pasi u arkivua sesioni i merkatos dimërore ka ardhur koha për listat e UEFA-s, që skuadrat e përfshira në fazën finale të kompeticioneve europiane duhet të dorëzojnë. Roma e Hoze Mourinjos do të përballet në “play-off” me austriakët e Salzburgut, të rënë në Ligën e Evropës pasi përfunduan të tretët në Grupin E të Ligës së Kampionëve, pas Çellsit dhe Milanit.

Në kuadër të ndeshjeve dypalëshe, të planifikuara në Austri më 16 shkurt, në orën 18:45, dhe në “Olimpiko” një javë më vonë, në orën 21:00, klubi verdhekuq ka publikuar listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në ekspeditën e radhës kontinentale. Lista përfshin emrat e Rik Karsdorpit, i rikthyer pas përplasjes me trajnerin, nëntorin e kaluar, dhe mbi të gjitha Nikolo Zaniolo.

Mesfushori verdhekuq do të jetë pjesë, të paktën nga pikëpamja formale, e skuadrës që do të përballet në gjysmën e dytë të sezonit europian. Pas dështimit për t’u shitur në janar, Zaniolo publikoi një letër në të cilën deklaronte se po vihej në dispozicion të Romës.

Përfshirja e Zaniolos, i cili u rrit në akademitë e një klubi italian, i ka lejuar Romës të jetë në gjendje të shtojë Uajnaldum, në rrugën e rikuperimit të dëmtimit të rëndë që pësoi verën e kaluar, dhe Diego Llorente, një mbrojtës spanjoll që mbërriti në orët e fundit të merkatos së janarit si huazim nga Lidsi.

LEXO EDHE:

Back to top button