“Tuiti enigmatik” i Real Madridit ka tërbuar shumë tifozë

Real Madridi ka lëshuar një postim enigmatik në “Tuitter”, që fjalë për fjalë ka tërbuar tifozët e tij dhe më gjerë. Shihen dy flamuj: ata të Brazilit e Portugalisë, si dhe një palë sy (emoji). Një njoftim i ngrohtë për të dyja kombet (e flamujve), por ndoshta i përkiste futbollistit në veçanti. Kjo është arsyeja pse mbështetësit e “Los Blancos” u çmendën në një mënyrë shumë specifike.

 

 

Ata nisën të ëndërrojnë rikthimin e Kristiano Ronaldos dhe komentuan postimin me foto të panumërta të kampionit portugez, shpeshherë i shoqëruar edhe nga Marselo, që do të përfaqësonte flamurin brazilian. Një sugjerim shumë i vështirë, por që tregon se sa shumë janë të prirur tifozët e Real Madridit ta shohin sërish CR7 në “Bernabeu”.

Ndër të tjera, vetë portugezi bëri një vizitë tek ish-skuadra e tij pak më pak se një muaj më parë, kur u paraqit në kampin stërvitor të ngritur në Arabinë Saudite nga Real Madrid në kuadër të finales së Superkupës spanjolle.

 

LEXO EDHE:

Back to top button