Adnan Januzaj huazohet nga Sevilja te Bashakshehiri në Turqi

Ylli shqiptar, Adnan Januzaj ka kompletuar huazimin e tij nga Sevilja te Istanbul Bashakshehir. Januzaj kishte mundësi të pakta te Sevilja në gjysmën e parë të sezonit 2022/23 të Sevilja dhe vendosi ta ndryshoj skuadrën.

Reprezentuesi belg ka ndryshuar rrënjësisht ambient duke u transferuar në Superligën e Turqisë te Basaksehir. Është vet skuadra turke që ka njoftuar zyrtarisht huazimin e djaloshit me prejardhje nga Istogu.

“Klubi ynë ka nënshkruar së fundmi një marrëveshje huazimi me Adnan Januzaj, i cili ka luajtur në Sevilla, një nga skuadrat spanjolle të La Ligës, deri në fund të sezonit 2022-2023. I urojmë mirëseardhjen në familjen tonë Adnan Januzajt dhe i urojmë suksese me fanellën tonë ngjyrë portokalli-blu e errët”, thuhet në njoftim e skuadrws turke.

Ndryshe, Bashakshehiri është në pozitën e tretë, pas 21 xhirove të zhvilluara në Superligën e Turqisë dhe momentalisht është në pozitën që e dërgon në Ligën e Evropa.

LEXO EDHE:

Back to top button