Murinjo, mund të rikthehet në Premier Ligën e Anglisë?!

Prej ditësh është përfolur shumë për një akord të Hoze Murinjon me Beshiktashin, por një lajm surprizues ka bërë që e ardhja e trajnerit portugez, të marrë një devijim befasues.
Në skenë ka dalë një rikthim i mundshëm për herë të tretë të Murinjos te Çellsi. Portugezi është pa punë pasi u shkarkua nga Roma në fillim të këtij viti. Pas shkarkimit të Poçetinos, drejtuesit e Çellsit janë në kërkim të një trajneri progresiv, teksa në baste kanë filluar të vendosen lekë për një rikthim të mundshëm të Murinjos.
Portugezi është shndërruar në një nga favoritët kryesorë për të marrë drejtimin e bluve. Në listë gjithashtu janë edhe emrat e Mareskës, MekKenit, si dhe Amorim dhe De Zerbit,
Vlen të theksohet fakti se Murinjo ka drejtuar dy herë Çellsin në sezonet 2004-2007 dhe 2013-2015.