Murinjo “nxeh” atmosferën para sfidës kthyese në Spanjë

Pasi fitoi 2-0 në Romë ndeshjen e parë ndaj Real Sosiedadit, skuadra verdhekuq përgatitet për sfidën e kthimit të Ligës Europa, që do të luhet sonte në Spanjë.

Mediat iberike shprehen se aty Romën e pret “ferri”, me vendasit që synojnë të përmbysin disavantazhin e takimit të parë. Kjo gjë nuk tremb aspak trajnerin Hoze Murinjon.

“Për ne stadiumi “Olimpiko” është gjithnjë një armë më shumë, një stuhi e përkryer, ashtu sikurse do të jetë sot për Real Societad. Ndonjëherë fitojmë me ndihmën e tifozëve, ndonjëherë jo. Tifozët janë një gjë e mrekullueshme, por në fund vendos fusha dhe jo ata,” tha në fillim trajneri portugez.

 

“Stadiumi dhe tifozët të ndihmojnë, por nuk bëjnë dot gol, ata nuk luajnë. Problem ishte kur stadiumet ishin bosh prej Covid-19, por kur janë plot janë një karikim edhe për ne. Ne duhet të luajmë ashtu si dimë, të mbrojmë rezultatin e ndeshjes së parë dhe të përpieqmi të shënojmë sërish, për t’u kualifikuar më tej”, tha mes tjerash Mourinjo.

LEXO EDHE:

Back to top button