Për shkak të kalendarit të ngarkuar të ndeshjeve dhe me qëllim që të mbrohen nga pandemia “Covid 19”, mediat britanike shkruajnë se ekspedita e Totenhamit, do të qëndrojë vetëm 24 orë në Shkup. Murinjo, Son, Kejn dhe yjet e tjera të Totenhamit, të cilët do të jenë përball Shkëndijës në raundin e tretë të Ligës Evropa, gjatë ditës së enjte në Shkup, stërvitjen e fundit do të zhvillojnë në kampin e tyre në Londër, ku Murinjo do të zhvillojë pres konferencën.
Të mërkurën pasdite do të zbarkojë ekspedita e Totenhamit në Shkup, pas së cilës do të drejtohen te hoteli, prej ku do të dalin të nesërmen për sfidën me Shkëndijën në orën 20.00 në stadiumin “Todor Proeski”.








