Murinjo zënkë me presidentin e Lacios, e pret tjetër dënim

Lacio ka fituar derbin e kryeqytetit italian ndaj Romës me rezultat minimal 1-0. Ka qenë një ndeshje spektakolare ku përveç golit të shënuar, pati edhe zënka brenda fushës, kartonë të kuq dhe përplasje edhe pas përfundimit të ndeshjes.
Përplasje ka pasur edhe në dhomat e zhveshjes, ku Xhianluka Mançini kishte për të qëruar disa hesape me Alesio Romanjolin dhe Luis Alberton e Lazios. Përveç lojtarëve protagonistë u bënë edhe trajneri i Romës, Hoze Mourinjo dhe presidentin e Lacios, Klaudio Lotito.
Sapo portugezit e pa Lotiton iu drejtua me fjalët: “Pse shikon?” E menjëhershme përgjigja e numrit një të lacilëve që i kthehet Mourinhos: “Po ti kush je?”.
“Pse shikon?”, pyet Mourinjo Lotitton.
“Ti pse shikon? Unë jam presidenti i Lacios dhe kjo është shtëpia ime. Kush je ti? Je i skualifikuar, nuk mund të rrish këtu”, ia kthen Lotito.
Më pas në debat ndërhyn edhe drejtori i Romës, Tiago Pinto që e mori në mbrojtje Mourinjon. Gjithsesi, tashmë mbetet për t’u parë nëse do të ketë një tjetër masë për portugezin pasi zbriti në dhomat e zhveshjes. Mediat e ndryshme në Itali kanë raportuar se Mourinjo do të ketë një tjetër dënim, pasi nuk i lejohej të ishte në dhomat e zhveshjes, pasi kishte karton të kuq dhe qëndrimi i vetëm ku i lejohej ishte tribuna.