Muriqi: E turpshme, Spanja ende s’e njeh flamurin e Kosovës

Në një intervistë për gazetën spanjolle “AS”, Vedat Muriqi, ka thënë se politika duhet të lihet jashtë futbollit. Ai ka zbuluar se ka mundur të mos kishte nënshkruar me Majorkën, shkaku i pasaportës së tij. Muriqi ka deklaruar se “është e turpshme” që flamuri i Kosovës të mos paraqitet pranë emrit të tij në listën e golashënuesve, siç ndodh me secilin futbollist të kombësive të tjera në ligë.

I pyetur se si ndihet për këtë fakt, Muriqi është përgjigjur:

“Ufff… liga ka bërë një listë golashënuesish dhe të gjithë kanë flamurin e vendit të tyre pranë emrit dhe unë nuk kam asgjë, nuk kam flamur, kjo është e turpshme, mendoj se futbolli dhe politika nuk duhet të jenë në të njëjtën rrugë, duhet ta ndryshojmë këtë.

 

Falenderoj tifozët e Majorkës dhe Spanjës që me njohin tashme, e vërteta është që kam probleme me dokumentet sepse vendi im nuk njihet këtu dhe pyetja e pare nga Pablo Ortells (drejtori sportiv i Majorkës ) ishte, çfarë pasaporte keni? dhe unë u përgjigja: pasaportë shqiptare dhe ai mori frymë lehtë sepse më tha që po të kisha pasaportën e Kosovës, nuk do të mund të më firmosnin, nuk mund të firmosja për një ekip për arsye politike, kjo nuk është gjë e mirë dhe mendoj se ne të gjithë mund të jetonim në paqe”.

Pavarësisht këtyre problemeve, ecuria e ‘Piratit’ me Majorkën këtë sezon është spektakolare dhe me 8 gola në 13 ndeshje, ai ka filluar të ketë numra historik me skuadrën nga Palma de Majorka.

LEXO EDHE:

Back to top button