Muriqi: Shpresojë që të fitojmë edhe ndaj Greqisë

Sulmuesi Vedat Muriqi që ishte njëri prej protagonistëve në fitoren e sotme të Kosovës kundër Gjeorgjisë.

“Ishte një fitore e rëndësishme për kthimin tonë. Ishte e rëndësishme me ju kthye fitoreve dhe nuk nuk ka rëndësi kush shënon, me rëndësi që të ecim përpara si Kombëtare. E kemi përfunduar ndeshjen pa pranuar gol dhe kjo është e rëndësishme.

Shpresoj që të fitojmë edhe me Greqinë që t’i marrim dy fitore dhe t’i kemi gjashtë pikë. Për ne ka qenë e rëndësishme që të fitojmë dhe ju e dini që kur po luajmë në Kosovë po jemi më të mirë. Do të mundohemi maksimalisht për të fituar dhe të marrim pikë në Prishtinë”, tha mes tjerash Muriqi.

LEXO EDHE:

Back to top button