Ronaldo detyron Kavanin që të ndryshojë numrin e fanellës

Kristiano Ronaldo do mbajë numrin 7 te Man. Junajtedi, pas rikthimit të portugezit te skuadra angleze dhe duke nënshkruar kontratë dyvjeçare.

Me këtë lëvizje është zgjedhur edhe kjo çështje, pasi që në të kaluarën, sulmuesi nga Uruguai, Edison Kavani, kishte veshur fanellën e “Djajve të Kuq” me këtë numër.

Tani me ndrrimin e ri, portugezi rikthehet te numri i tij i vjetër, duke vazhduar traditës e veshjes së fanellës me numër 7 në çdo skuadër që ka luajtur.

Ndërkohë, Kavani pritet të mbajë numrin 21 në fanellë që e ka pasur Daniel Xhejms, pasi që ky i fundit kaloi te skuadra e Lids Junajted.

LEXO EDHE:

Back to top button