Muriqi: Unë jam gati , por trajneri vendos a do të luajë

Sulmuesi i Lacios, Vedat Muriqi në konferencë për media para ndeshjes me Gallatasarain, në ndeshjen e parë të UEFA Europa League të grupit E, potencoi se do të jep maksimumin në Stamboll.

“Jam gati.  Stambolli është një qytet i bukur dhe është një kënaqësi e madhe të kthehesh këtu. Unë jam sulmues dhe dua të shënoj, të bëj atë që duhet të bëj. Unë kisha “Covid-19” në sezonin e parë me Lacion. Po përpiqem të jem në të njëjtin nivel me shokët e skuadrës. Është e vështirë të luash si startues në një ekip që ka luajtur së bashku për 5 vjet. Unë jam gati të jap kontributin tim, pastaj trajneri do të vendosë”, tha Muriqi.

LEXO EDHE:

Back to top button