Mursel Misini, gati për garat evropiane dhe botërore

Mursel Misini nga Klubi i Karates “Bashkimi 2002” nga Kumanova, arriti që të dominojë garat vendore në kategorinë deri më 75 kg, duke u ndalur në vendi i parë. Karateisti kumanovar me këtë triumf, ka hapur dyert e pjesëmarrjes në garat evropiane dhe ato të botës nën flamurin e Maqedonisë.

Me këtë rast, Misini pritet garojë në Kampionatin Ballkanik në Tiranë, pastaj Kupën e Botës në Qipro dhe në fund do të kërkojë rezultat pozitiv edhe në Botërorin në Budapest të Hungarisë.

Mirëpo në këtë ecuri të garimit në skenën ndërkombëtare, karateisti kumanova ka nevojë për mbështetje nga institucionet dhe donatorë, për të zhvilluar përgatitje adekuate, të cilat kërkohen nga normat e garave evropiane dhe ato të botës.

LEXO EDHE:

Back to top button