Musk njoftoi ndryshime të reja në platformën “X”

Musk njoftoi ndryshime të reja në platformën “X”

Elon Musk ka njoftuar ndryshime të reja në platformën X që do të lejojnë disa llogari të zhbllokojnë veçoritë premium falas.

“Në vijim, të gjitha profilet X me më shumë se 2,500 ndjekës të verifikuar do të marrin veçori Premium falas, dhe llogaritë me mbi 5,000 do të marrin Premium+ falas”, tha Musk, raportoi Time.

Më parë, veçoritë e X Premium u kushtonin përdoruesve tetë dollarë në muaj dhe përfshinin mundësinë për të ndarë postime më të gjata dhe për të ngarkuar video, u jepej përparësi më e lartë dhe përdoruesit merrnin më pak reklama.

Përdoruesit e X Premium+ marrin të gjitha veçoritë, por pa reklama, si dhe akses në chatbotin gjenerues Grok të fuqizuar nga AI.

Musk bleu ish-Twitter-in për 44 miliardë dollarë në prill 2022.

LEXO EDHE:

Back to top button