Muslera e Terim, viktima të mashtrimit financiar nga një bankier turk

Është e bujshme ajo që ka ndodhur me Fernando Muslera dhe Fatih Terim, të cilët u mashtruan nga një drejtor i një banke turke për miliona euro. Sipas raportimeve të mediave turke, portieri i Gallatasarait, ish-lojtar i Lazio-s, ka denoncuar Seçil Erzan, drejtor i një dege të bankës “Denizbank” me qendër në Stamboll, i cili dyshohet se e ka bindur të investojë 1.2 milionë dollarë në një fond investimi të cilësuar si “shumë fitimprurës”.

Megjithatë, paratë e premtuara nuk arritën kurrë, me portierin që arriti të rikuperonte vetëm 700 mijë dollarë, ndërsa pjesa tjetër e parave ishte tërhequr tashmë nga fondi. Përveç Muslera-s, flitet për shumë lojtarë të përfshirë, mes tyre edhe ish-trajnerin e Gallatasarait, Fatih Terim.

Autoritetet turke kanë nisur tashmë një hetim, ku Seçil Erzan dhe tre të pandehur të tjerë janë arrestuar. Dëmet llogariten në rreth 80 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button