Lëndohet Kamavinga, mungon ndaj Mançester Sitit?

Skuadra e Real Madidit ka marrë një goditje të madhe në prag të ndeshjes së kthimit kundër Mançester Sitit në Ligën e Kampionëve. Eduardo Kamavinga u largua në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Getafes, ku kishte shqetësime në gju dhe kërkoi zëvendësimin.
Ky do të jetë një shqetësim i madh për trajnerin Karlo Ançelotin, i cili shpreson që mesfushori francez të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës ndaj Man. Sitit.
Ende nuk dihet asgjë rreth lëndimit të Kamavingas, derisa detaje të reja pritet të mësohen në ditët në vijim. /Indeksonline/