A i dëmton sytë shikimi i televizorit nga afër?

A i dëmton sytë shikimi i televizorit nga afër?

Në mesin e njerëzve ekziston një besim se shikimi i televizorit nga afër na dëmton sytë. Por, edhe pse është një frazë e përdorur shpesh nga prindërit sidomos me fëmijët e tyre kur janë të vegjël, okulistët shprehen se shikimi i televizorit nga afër apo larg nuk i dëmton sytë, por vetëm i lodh ata.

Shpesh mund të dëgjoni prindërit që paralajmërojnë fëmijët e tyre që të mos shikojnë televizor nga afër. Ky mit është ende shumë i popullarizuar në mesin e prindërve, por nuk është i vërtetë. Shikimi nga afër e bën të vështirë për sytë që të mprehin imazhin. Lodhja, dhimbja e kokës dhe madje edhe vjellja mund të shfaqen në muskujt e tendosur të syve.

Ndaj natyrshëm lind pyetja se cila është distanca ideale e shikimit të televizorit. Kjo varet nga madhësia e ekranit, por mesatarisht, një distancë prej 2 ose 2.5 metrash do t’u sigurojë syve komoditetin e nevojshëm.

Shumë prindër i atribuojnë problemet e shëndetit të syve te fëmijët me shikimin e televizorit nga afër, por ekspertët thonë se fëmijët preferojnë të shikojnë televizor në këtë mënyrë thjesht për shkak të dëshirës për të parë më mirë.

Si një pikë tjetër, ekspertët theksojnë se ekranet si kompjuterët, telefonat dhe tabletët, të cilët sa vijnë e pakësohen, i lodhin më shumë sytë. Fakti që ekrani është i vogël për syrin mund të shkaktojë probleme mprehjeje dhe të reduktojë refleksin e reagimit, duke shkaktuar tharje në sy.

Si përfundim mund të themi se, televizioni nuk është rrezik për shëndetin e syve, por e njëjta gjë nuk është e vërtetë për ekranet e vegjël të tabletëve, celularëve apo laptopëve, që lodhin muskujt e syve tanë.

Megjithatë, ekspertët thonë gjithashtu se, kur fëmijët sa vijnë e afrohen më shumë me ekranet e televizorit, teksa shikojnë ndonjë program tyrin të preferuar, kjo mund të jenë shenjë e hershme e nisjes së problemeve të tyre me sytë.

LEXO EDHE:

Back to top button