Muslimanët festojnë Kurban Bajramin

Muslimanët festojnë Kurban Bajramin

Gazetar: Adi Qaili

Besimtarët myslimanë në vend festojnë Kurban Bajramin. Mëngjesi i sotshëm myslimanët i gjeti nëpër xhamitë e vendit. Më të moshuarit, u lanë në rendet e para brenda objektit, ndërsa edhe përkundër reshjeve të shiut shumë besimtarë kishte edhe në oborret e xhamive.

Ceremonia kryesore e faljes së namazit të Bajramit u zhvillua në Xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup. Kreu i BFI-në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve bëri thirrje për tejkalimin e sfidave.

“Festa e Kurban Bajramit karakterizohet me therjen e një kafshe shtëpiake si sakrificë për të mirën e familjes. Mishi kurbanit shpërndahet në shtatë shtëpi të tjera, familje kryesisht të varfëra. Gjithashtu, kjo festë veçohet me kryerjen e obligimit të 5-të fetar islam, pelegrinazhi në Haxh. Ku sivjet miliona haxhilerë janë duke kryer ritualet në Mekë dhe kthimi i tyre pritet të bëhet javën e tretë të korrikut”, u shpreh Shaqir Fetahu, Kryetar i BFI-së.

Urimet për Festen e Bajramit nuk munguan as nga Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski. Kurban Bajrami është festë solidariteti dhe humanizmit, tha ai, duke e lidhur porosinë me situatën aktuale në vend.

“Jam i bindur se solidariteti ndaj të pambrojturve dhe bashkëjetesa e të ndryshmëve në këto ditë festive, por edhe gjatë gjithë vitit, do të na ndihmojë të bashkuar për të kapërcyer sfidat, me të cilat përballemi në nivel personal dhe kolektiv”, tha Stevo Pendarovski, President i RMV-së.

Mesazhe urimi u përcollën nga Kuvendi dhe Qeveria si dhe të liderëve të partive politike dhe krerëve të komunave Urime për Kurban Bajramin pati edhe nga komunitetet e tjera fetare në vend./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button