Muzikanti që luan xhaz për lopët


Fermeri nga Florida, Ed Henderson është muzikant i veçantë i xhazit. Publiku i tij besnik janë lopët, rreth 6800 të tilla. Henderson thotë se ishte edukuar në familje ku kujdesi ndaj kafshëve dhe natyrës është po aq i rëndësishëm sa komunikimi ndër-njerëzor, prandaj kishte vendosur të provonte një mënyrë të re të komunikimit me lopët e fermës së tij. Fermeri thotë se për çudinë e tij të gjitha lopët u grumbulluan rreth tij qysh në herën e parë kur luajti me trombon pranë tyre dhe se qysh atëherë i është bërë shprehi. “Këtyre kafshëve muzika iu sjell kënaqësi, prandaj dua të më mbajnë mend si personi që i argëton” shprehet fermeri.

LEXO EDHE:

Back to top button