OKB-ja ndërpret bisedimet për Sirinë


Alsat
24.08.2020 18:19
Zbulimi i tre rasteve të COVID-19 në mesin e pjesëmarrësve në diskutimet mbi kushtetutën siriane, e detyroi OKB-në që të ndërpresë takimin, njoftoi sot kjo e fundit, vetëm disa orë pas hapjes së takimit.
“Pas një takimi të parë konstruktiv, seanca e tretë e Komisionit Kushtetues është pezulluar aktualisht”, njoftoi zyra e të Dërguarit Special të OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen, në një deklaratë.
Delegatët ishin testuar dy herë: para se të shkonin në Gjenevë dhe më pas me ardhjen e tyre.
OKB nuk dha hollësi se kur rezultuan pozitivë këta tre persona ose cilit delegacion i përkasin.