“MVP”-ja i NBA-s, u “shkri” në diellin e Feniksit

Skuadra e Feniks Sansit arrit që të merr edhe fitoren e dytë në kuadër të çerekfinales së “Play Off-it” në NBA ndaj Denver Nagets. Sans arritën të dominojnë ndeshjen duke mos lënë asnjë shans për Denverin.

- Advertisements -

Basketbollistët më të mirë për Suns ishin: Devin Buker me 18 pikë, 10 kërcime dhe 2 asiste, ndërsa Poll shtoi 17 pikë, 5 kërcime dhe 15 asiste.

Për Denver Nagets shkëlqyen: Nikola Jokiq me 24 pikë, 13 kërcime dhe 6 asiste, që ditë më parë u shpall MVP i NBA-s për sezonin e rregullt. Ndërkohë, Millsap shtoi 11 pikë, 6 kërcime dhe 2 asiste.

Sfida e radhës është më 12 qershor në terrenin e Denverit.

LEXO EDHE:

Back to top button