Myler: Vështirë me PSZH-në, por objektivi ynë është finalja në Munih
Bajern Munihu përballet me një detyrë të vështirë në Ligën e Kampiomnëve kundër PSZH-së. Tomas Myler e di se ka shumë në rrezik për të dy klubet. Prej përfundimit të pushimeve ndërkombëtar, gjërat po shkojnë shpejt te bavarezët. Pas fitores 3-0 kundër Augsburg, ata do të përballen me PSZH-në në Ligën e Kampionëve.
“Ka shumë në rrezik për të dyja palët. Shanset për të fituar kundër Parisit janë sigurisht atje. E megjithatë ju e dini se gjithçka mund të ndodhë kundër një skuadre kaq të mirë”, thotë Myler në “Sky”.
Ndërsa ndeshjet po shkojnë sipas planit për Bajernin në garat kombëtare, ecuria e tyre në Ligën e Kampionëve deri më tani ka qenë e përzier. Pas katër ndeshjeve të luajtura në sistemin e ri të ligës, gjigandët nga Munihu ka vetëm gjashtë pikë, dy fitore dhe dy humbje e vendosin ekipin gjerman në vendin e 17-të. Kjo do të mjaftonte vetëm për t’u kualifikuar në “play-off”. Diferenca deri në vendin e 8-të, që do t’ju jepte të drejtën për të marrë pjesë menjëherë në 1/16, është tri pikë larg. Parisienët janë vetëm në vendin e 25-të dhe do të ishin eliminuar nga Liga e Kampionmëve, siç qëndrojnë aktualisht. Te Myler nuk ka asnjë gjurmë frike para ndeshjes.
“Po pres me padurim fazën kur ndeshjet janë vendimtare. Kur të vijë pranvera ka ndeshje me eliminim. Kjo është ajo për të cilën stërviteni dhe jetoni si futbollist. Ne po punojmë për një qëllim të madh, finalen në stadiumin tonë. Do të ishte një ëndërr nëse ne mund të lëviznim drejt misionit ‘Mynih 2.0’, gjatë pranverës”, e mbylli Myler.